28 mars 2022
Më 25 mars, në prani të përfaqësuesve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mbetjet mortore të shtatë personave të pagjetur nga masakra në Krushë të Vogël u janë dorëzuar familjeve të tyre nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Zhvarrimi dhe identifikimi i tre prej këtyre personave të pagjetur, si dhe ri-bashkimi i mëvonshëm i mbetjeve mortore shtesë të dy të tjerëve, janë rezultat i punës së bërë nga ekspertët mjeko-ligjorë të EULEX-it përgjatë viteve.
Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar që të punojmë bashkë me kolegët tanë vendas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta përcaktuar fatin e personave të pagjetur nga konflikti në Kosovë.