Lajme

Zëvendës Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Javier Santana, shpjegon sfidat prapa gjetjes së vendndodhjeve të personave të zhdukur për një seri të blogjeve të platformës së forumZFD-së Ballafaqimi me të kaluarën

07 shtator 2022

Më 7 shtator, zëvendës Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Javier Santana, dha një intervistë për gazetaren Serbeze Haxhiaj për seritë e blogjeve “Vendvarrimet akuzojnë: Mjekët ligjorë që gërmojnë për gjetjen e të zhdukurve në Kosovë,” e publikuar në platformën e forumZFD-së (Forum Ziviler Friedensdienst) “Ballafaqimi me të kaluarën”, ku ai shpjegoi punën e ndërlikuar prapa kërkimit të vazhdueshëm të vendeve që fshehin mbetjet mortore të personave të zhdukur të Kosovës.

Si ekspert i EULEX-it, me ekspertizën e tij Santana është duke mbështetur përpjekjet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës për gjetjen e fatit të viktimave nga lufta e Kosovës dhe periudha menjëherë pas saj, përmes identifikimit të varreve të mundshme klandestine.

Duke folur për specifikat e profesionit të tij, Santana theksoi se si arkeologjia forenzike nuk është profesion i lehtë, ku përmendi rëndësinë e gatishmërisë për të punuar pandarë, por edhe për bartjen e pasojave psikologjike që sjellë kjo punë. “Pavarësisht përpjekjeve të shumta për ngritjen e mburojës, ju nuk mund t’i ikni barrës emocionale që kjo punë e sjellë,” thotë Santana.

Santana po ashtu shpjegoi vështirësitë gjithnjë në rritje për gjetjen e vendndodhjes së personave të zhdukur në Kosovë, për shkak të kalimit të viteve, në veçanti në rastet kur kryerësit i kanë fshehur trupat nëpër varreza: “Fshehja e trupit të personit në ndonjë varrezë shpesh është si fshehja e librit në bibliotekë. Herët apo vonë ai do të gjendet, edhe nëse kalojnë shumë vite,” thotë Santana.

Linku i intervistës: https://dwp-balkan.org/the-gravesites-accuse-forensic-examiners-digging-to-find-the-missing-in-kosovo-a-blog-series-3/