29 dhjetor 2022
Më 29 dhjetor, pas rënies së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, Komandanti i Njësisë Policore të Specializuar (NjPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Michal Kocot, dha një intervistë për kanalin televiziv polak TVN.
Komandanti i NjPS-së shpjegoi si situata e sigurisë në Kosovë u përkeqësua pas dorëheqjes së zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë të Kosovës nga institucionet lokale, dhe se si ajo kulmoi më tej me eskalimin e tensioneve të shkaktuara nga vendosja e barrikadave të paligjshme në katër komunat veriore, duke penguar lirinë e lëvizjes në atë pjesë të Kosovës.
Shikoni intervistën këtu në gjuhën polake (12.15’): https://fakty.tvn24.pl/ogladaj-online,60/fakty-z-28-grudnia,1130826.html