Si pjesë e një projekti në shkallë të vogël të titulluar “Përmirësimi i Transparencës në Raportimin Gjyqësor”, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në bashkëpunim me OJQ-në Qendra për Inovacion dhe Zhvillim e përfundoi një seri prej gjashtë video-storieve për tema të përzgjedhura të sundimit të ligjit që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit së publikut për punën e institucioneve të drejtësisë në Kosovë.
Storia e parë u fokusua në rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve dhe programet rehabilituese të ofruara nga Qendra Korrektuese për Gra në Lipjan.
Një çështje tjetër urgjente që u theksua përmes një storie ishte zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve nga institucionet publike dhe private, si dhe sfidat në zbatimin e tij.
Faktet, shifrat dhe zhvillimet kryesore në lidhje me deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publikë ishte fokusi i stories të tretë.
Një pjesë e rëndësishme e mandatit të EULEX-it është monitorimi i fuqishëm i të gjithë zinxhirit të drejtësisë në Kosovë. Kjo punë monitoruese rezulton në raporte të rregullta të Monitorimit të Drejtësisë, të cilat përfshijnë gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë. Disa nga këto rekomandime u prezantuan në një nga storiet e përgatitura si pjesë e këtij projekti.
Storia e mëposhtme e trajtoi një temë interesante, për të cilën nuk flitet shpesh në media. Është pra puna e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara apo të Konfiskuara, përkatësisht çfarë ndodh me pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara pasi që ato të arrijnë në këtë Agjenci.
Në fundi, integriteti në sektorin e sigurisë me fokus në Policinë e Kosovës u portretizua përmes intervistave dhe fakteve të hollësishme në storien e fundit.