Lajme

Të dhënat tuaja janë identiteti juaj, mbrojeni atë!

09 qershor 2023

Mbrojtja e të dhënave personale ka rëndësi të madhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë. Për një promovim të mëtejmë të kësaj, Misioni zbatoi një projekt të vogël në partneritet me Agjencinë e Kosovës për Informim dhe Privatësi.

Pjesë e aktiviteteve të projektit është një fushatë njëmujore e cila parasheh vendosjen e billbordeve nëpër Kosovë. Qëllimi i fushatës është informimi i popullatës vendore për të drejtat e tyre themelore kur bëhet fjalë për të dhënat e tyre personale. Fushata po ashtu përmban informatat për kontakt të Agjencisë për Informim dhe Privatësi ku njerëzit mund të paraqesin ankesë në rast se ata mendojnë se të dhënat e tyre personale janë duke u keqpërdorur.