Lajme

Në kërkim të të zhdukurve: Zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Javier Naranjo Santana, intervistë për Al Jazeera

08 qershor 2023

Gjatë një interviste për Al Jazeera, e transmetuar më 8 qershor, Zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe arkeologu forenzik i EULEX-it, Javier Naranjo Santana, shpjegoi sa sfidues është procesi i identifikimit të varreve të mundshme të fshehta të personave të zhdukur.

“Sa më shumë kohë që kalon, mënyra si njerëzit e punojnë tokën, ndërtojnë shtëpi, ndërtojnë rrugë, aq më e vështirë bëhet [gjetja e personave të zhdukur]. Po ashtu, edhe kujtesa e njerëzve zbehet. Ky është një prej problemeve. Është vështirë të ju kujtohet se çka keni parë 23 vite më parë. Pra, dikujt mund të i kujtohet rasti, por nuk i kujtohet dot vendi i saktë i rastit,” tha Santana.

Që nga fillimi i mandatit, ekspertë të EULEX-it kanë kryer 736 operacione në teren për gjetjen e personave të zhdukur, përfshirë 198 zhvarrime. Mbetjet mortore të 491 individëve janë identifikuar, përfshirë 339 persona të zhdukur.

Shihni intervistën e plotë: https://www.youtube.com/watch?v=DZcG0S3zOYs