Lajme

EULEX-i e priti një delegacion të NATO-s të udhëhequr nga Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus

06 korrik 2023

Më 5 korrik, një delegacioni i EULEX-it i udhëhequr nga Shefi i Misionit, Giovanni Pietro Barbano u takua me një delegacion të NATO-s i udhëhequr nga Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet EULEX-it dhe NATO-s në interes të sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë.  

Shefi i EULEX-it theksoi se Misioni, përmes Njësisë sëpër Monitorimin e Rasteve, do të vazhdojë të kryejë një monitorim të fuqishëm të rasteve të përzgjedhura i cili e përfshin tërë zinxhirin e drejtësisë penale, me fokus në rastet që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës, ose që mund të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve.