Lajme

Studentë nga Holanda për vizitë në EULEX

15 qershor 2016

Sot, EULEX-in e vizitoi një grup prej njëzet e katër studentëve të degës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kolegjit Universitar të Amsterdamit si pjesë e kursit "Peace Lab“ (Laboratori i Paqes), ku studentët mësojnë për zgjidhjen e konflikteve, zhvillimit pas konflikteve dhe ndërmjetësimit, me përqendrim të veçantë në të kaluarën e Kosovës.

 

Këta studentë patën rastin që të bashkëbisedojnë me stafin e EULEX-it dhe të marrin pjesë në një varg prezantimesh të mundësuara nga Udhëheqësja e Departamentit Politik Ismije Beshiri, Udhëheqësja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik Dragana Nikolic Solomon dhe Naim Hajdari Zyrtar Politik. 

Këto prezantime kryesisht ishin të përqendruara në punën e EULEX-it dhe në situatën politike në Kosovë. 

Më pas u bë një debat i gjallë dhe dinamik, duke nxitur pyetje të shumta nga ana e studentëve.