14 janar 2015
Thomas Muehlmann, Shefi i kabinetit në EULEX, u uroi mirëseardhje mbi 110 studentëve të studimeve master nga programi i Vjenës për të drejtat e njeriut dhe nga niveli master evropian për të drejtat e njeriut dhe demokratizim (EMA), me çrast ai bëri një prezantim të shkurtë rreth Misionit EULEX dhe sfidave me të cilat përballet gjatë zbatimit të mandatit të ri.
Gjatë këtij takimi u diskutua dhe u prezantua deklarata e Misionit së bashku me katër objektivat kryesore të EULEX-it. Studentët po ashtu u informuan rreth fakteve më thelbësore, shifrave dhe sukseseve të misionit.
Diskutimet ishin shumë aktive dhe dinamike, ndërsa çështjet që u prezantuan bënë që studentët që ngritnin një varg pyetjesh.