30 nëntor 2016
Sot, më 30 nëntor, EULEX-i filloi një trajnim dy ditor për strukturën qendrore të sapoemëruar për çështje gjinore, e cila do t’i ndihmojë Misionit për promovimin e barazisë gjinore dhe zbatimin e politikave gjinore të BE-së në përputhje me Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar fuqishëm për barazi gjinore, të drejta të njeriut, fuqizimin e grave dhe vajzave, si dhe çrrënjosjen e dhunës në baza gjinore – të gjitha këto vlera themelore evropiane,” tha Shefja e Misionit EULEX, zj. Papadopoulou.
Struktura qendrore për çështje gjinore është mekanizëm i rëndësishëm për përfshirje të aspekteve gjinore, i cili është i mishëruar në tërë misionin dhe ka për qëllim përmirësimin e shtrirjes së gjithmbarshme të këshilltarit për çështje gjinore dhe përfshirjen e perspektivës gjinore drejtpërdrejt në punën e njësive përkatëse.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët e kësaj strukture qendrore për çështje gjinore do të mësojnë për rëndësinë që e ka perspektiva gjinore për EULEX-in, do t’i identifikojnë komponentët kyç të politikave të BE-së për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe do të mësojnë se si t’i përdorin instrumentet e barazisë gjinore në tërë Misionin.