Lajme

Ligjëratë e hapur e Rrjetit të Grave të Kosovës në EULEX

01 dhjetor 2016

Periudha prej datës 25 nëntor, Dita Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas, deri më 10 dhjetor, Dita e të drejtave të njeriut, përfshinë 16 Ditë të aktivizmit në fushatën kundër dhunës në baza gjinore do të jetë koha për ta nxitur angazhimin për t’i dhënë fund dhunës kundër grave.

Si pjesë e kësaj Fushate 16 ditore të aktivizmit në Kosovë, si dhe në kuadër të seminarit trajnues të strukturës qendrore për çështje gjinore të EULEX-it, Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës Igballe Rogova, një aktiviste e dëshmuar për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave, e ka mbajtur një ligjërate të hapur në EULEX për “Agjencia për gratë në Kosovë: faktori kryesor në ndërtimin e paqes së qëndrueshme.”

Derisa dhuna në baza gjinore i prek gratë në mënyrë të pabarabartë, zj. Rogova është shembull i asaj se gratë nuk janë vetëm viktima por gjithashtu janë elementë të rëndësishëm për një shoqëri më paqësore.

Zj. Rogova foli gjithashtu për aktivitetet për ndërtimin e paqes, si dhe për punën e grave nga rajoni qoftë gjatë viteve të 90-ta apo edhe pas luftës, “pajtimi është një proces të cilin ne e kemi bërë ashtu si kemi ditur ne dhe në kohën tonë,” sqaron zj. Rogova. 

Shefja e Misionit EULEX, Strukturat qendrore të misionit për çështje gjinore, si dhe shumë pjesëtarë të EULEX-it morën pjesë në ligjëratën e zj. Rogova të mbajtur më 1 dhjetor 2016 në Selinë e EULEX-it për rritjen e vetëdijesimit në eliminimin e dhunës në bazë gjinore.  

“EULEX-i është plotësisht i përkushtuar për përfshirjen e të drejtave të njeriut si dhe të perspektivës gjinore dhe standardeve gjinore në të gjitha aktivitetet e tij, si brenda Misionit ashtu edhe në punën e përbashkët me institucionet e Kosovës,” theksoi Shefja e Misionit EULEX zj. Papadopoulou.