01 dhjetor 2016
Pas rezultateve të hetimeve lidhur me vetëvrasjen e një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Shërbimi Korrektues i Kosovës, (SHKK) në bashkëpunim me EULEX-in, e kanë inicuar një trajnim për pjesëtarët e personelit të tij për menaxhimin e incidenteve. Grupi i parë i pjesëtarëve të personelit e kanë filluar këtë kurs i cili është paraparë pët tëre SHKK-në.
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QP në Acting, Ilir Kelmendi tha se “Është me rëndësi që i tërë personeli të jetë plotësishtë i vetëdijëshëm se si duhet të veprojë në rast të ndonjë incidenti. Ne dëshirojmë ta bëjmë këtë trajnim të detyrueshëm për tërë pjesëtarët e personelit në të ardhmen”.
EULEX-i ka qenë i pranishëm gjatë trajnimit për ta përkrahur SHKK-në. Ky Mision i ka ofruar përkrahje dhe ndihmë SHKK-së për shqyrtimin, përditësimin dhe hartimin e planeve rezervë në mënyrë që SHKK-ja të jetë më efikase, veçmas në fushën e incidenteve të rënda.