25 maj 2017
Sot, Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou foli para studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Pas një prezantimi të shkurtë rreth mandatit të Misionit dhe rreth sundimit të ligjit në Kosovë, fjala iu dha studentëve për të vazhduar me një ligjëratë shumë ndëraktive. Studentët shprehën interesimin për të mësuar më shumë rreth rolit dhe mandatit aktual të EULEX-it, dhe shtruan një sërë pyetjesh interesante dhe sfiduese. Kjo ligjëratë u organizua nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).