10 nëntor 2017
Dje, një grup prej njëzet anëtarëve të Unionit Rinor të CDU-së nga Oberfranken e vizituan selinë e EULEX-it në Prishtinë.
Ata u pritën nga Zv. Shefi i Misionit, Bernd Thran dhe Gunnar Eichholz nga Zyra Politike të cilët e njoftuan këtë grup lidhur me mandatin e EULEX-it, sukseset e tij, sfidat dhe rolin e tij në kuadër të pranisë së gjerë të BE-së në Kosovë. Prezantimet u pasuan nga një diskutim i gjallë.