29 nëntor 2017
Një prej parimeve themelore të punës policore bashkëkohore është strategjia gjithëpërfshirëse e komunikimit që siguron dialog të dyanshëm mes policisë dhe komunitetit në të gjitha nivelet. Reagimi ndaj nevojave të komunitetit dhe informimi i komunitetit rreth punës dhe veprimtarive që realizohen janë kyçe për organizatat policore, me qëllim të sigurimit të ambientit të sigurt dhe të parrezikshëm për të gjithë. Me evoluimin e metodave dhe mjeteve të komunikimit rritet edhe rëndësia e nevojës që policia të angazhohet me komunitetin elektronik. Të gjitha shërbimet policore tani kanë nevojë të jenë të pranishme dhe aktive nëpër mediat sociale.
Me qëllim që t’i ndihmoj Policisë së Kosovës në vazhdimin e zhvillimit të kësaj fushe, EULEX-i, në partneritet me UNDP, organizoi një punëtori për të parë se si Policia e Kosovës mund të ngritë përdorimin e platformave aktuale të mediave sociale të cilat janë të evoluim të vazhdueshëm. Në këtë punëtori ishin të pranishëm njëzetë zyrtarë nga Policia e Kosovës.
Zj. Niina Koivisto, këshilltare për çështje të policisë nga Divizioni për Fuqizim i EULEX-it, e cila ishte një nga organizatorët e kësaj punëtorie, në lidhje me policimin në komunitet theksoi “EULEX-i, së bashku me agjencinë partnere UNDP, është duke e mbështetur Policinë e Kosovës në përpjekjet e saj për ndërtimin e kapaciteteve të fuqishme të policimit civil, çka zhvillon më tej policimin e orientuar drejt komunitetit në Kosovë. Qëllimi i punëtorisë është promovimi i dialogut të dyanshëm mes komunitetit dhe policisë përmes përdorimit efektiv të platformave të shumta sociale që janë në dispozicion”.
Përdorimi efektiv i komunikimit elektronik do t’i mundësojë Policisë së Kosovës ngritjen e vizibilitetit, duke i shtuar angazhimet e saj me komunitetit çka e mundëson identifikimin e nevojave, shqetësimeve dhe mendimeve të komunitetit në mënyrë më efektive dhe reaguese. Përmes strategjisë për komunikim më efektiv, policia do të ketë mundësinë që të ofrojë shërbime që njëkohësisht janë edhe të nevojshme edhe relevante, ku përfshihet parandalimi dhe zbulimi i krimeve dhe adresimi i shqetësimeve të tjera të komunitetit.
Për të theksuar rëndësinë e kësaj punëtorie, Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë z. Dejan Jankoviq theksoi “Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë mundësi për avancimin e dialogut që e ka me komunitetin përmes mënyrave profesionale dhe sistematike, gjë që arrihet përmes vazhdimit të zhvillimit të qasjes më proaktive. Policia e Kosovës është shumë e interesuar për zhvillimin e përdorimit të metodave shtesë të komunikimit, ku ekspertiza dhe mësimet e dhëna sot janë shumë të dobishme.”
EULEX dhe UNDP do të vazhdojnë të mbështesin Policinë e Kosovës dhe të punojnë në partneritet me ta drejt zhvillimit të mëtejmë të kësaj fushe të angazhimit me komunitetin.