Lajme

Anëtarë të një OJQ-je nga Danimarka vizituan EULEX-in

18 shtator 2018

Më 17 shtator, Zëvendësshefi i Misionit Bernd Thran priti në selinë e EULEX-it disa anëtarë të Organizatës Demokracia në Evropë (DEO). 

DEO është organizatë daneze për debate në lidhje me çështje evropiane, qëllim i së cilës është avancimi i demokracisë në Evropë përmes angazhimit të qytetarëve nëpër debate të ndryshme rreth politikave dhe funksionimit të Bashkimit Evropian.

Gjatë bisedës që u zhvillua, z. Thran u shpjegoi pjesëmarrësve rreth mandatit të ri të EULEX-it, duke folur në veçanti për përgjegjësitë e shtyllave të EULEX-it për monitorim dhe operacione. Ai theksoi se Misioni do t’i dorëzojë shumë prej përgjegjësive të veta, dhe shtoi se “me qindra raste janë në proces të dorëzimit tek autoritetet e vendit, përfshirë edhe raste të profileve të larta”.

Zyrtari i EULEX-it për çështje politike, z. Naim Hajdari, prezantoi para të pranishmëve një histori të shkurtë të Kosovës dhe një pasqyrë të mjedisit dhe sfidave aktuale politike të Kosovës.

Pjesëmarrësit e DEO u angazhuan në diskutime aktive me z. Thran  dhe z. Hajdari në lidhje me temën e të ardhmes së Misionit, Dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe luftën kundër korrupsionit.