Lajme

EULEX-i merr pjesë në stërvitjen SHPATA E ARGJENTË 2018 në Prishtinë

19 tetor 2018

Më 19 tetor, në bazën e KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë është përmbyllur stërvitja SHPATA E ARGJENTË 2018-2, nikoqir i së cilës ishte KFOR-i dhe e organizuar në bashkëpunim me EULEX-in, Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s dhe OKB-në.

Kjo stërvitje që ka zgjatur prej 11 deri 19 tetor, kishte për synim ta testonte menaxhimin e krizave dhe reagimin ndaj emergjencave të institucioneve të Kosovës, ta përmirësojë bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet agjencive, si dhe të mundësojë shkëmbimin e praktikave më të mira nëpërmjet një sërë skenarëve realë, ku përfshiheshin menaxhimi i migrimeve, dëmtimi i infrastrukturës dhe rrjeteve të komunikimit, trazirat civile dhe emergjencat mjekësore.

Në stërvitjen SHPATA E ARGJENTË 2018-2 ishin të përfshirë më shumë e 2000 pjesëmarrës nga 17 institucione të Kosovës, ku përfshiheshin Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Dogana e Kosovës, si dhe disa organizata ndërkombëtare.

Njësia e Specializuar Polake e Policisë së EULEX-it (NJSP), si reagues i dytë i sigurisë, mori pjesë gjithashtu në këtë stërvitje për të siguruar një bashkërendimin të përmirësuar ndërmjet këtyre forcave dhe për ta bërë reagimin e duhur me kërkesë të institucioneve të Kosovës. 

Ky organizim një javor e ka përfshirë edhe Ditën e Vizitorëve të Shquar për t’i shfaqur kapacitetet e institucioneve të Kosovës dhe përfitimet e ushtrimeve ndërmjet agjencive për të siguruar gatishmërinë e tyre për çfarëdo rasti të këtillë në të ardhmen.