12 nëntor 2018
Më 7 dhe 8 nëntor, Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it mbajti stërvitje të përbashkëta me Batalionin Taktik Rezervë të KFOR-it Hungarez (BTRK) në Kampin Vrellë për kontrollimin e turmave dhe të trazirave.
Në këto stërvitje morën pjesë rreth 40 pjesëtarë polakë të NJPS dhe rreth 100 pjesëtarë të Njësive të BTRK për Manovrim dhe Liri të Lëvizjes.
Qëllimi i këtyre stërvitjeve ishte koordinimi më i mirë i roleve të EULEX-it dhe të KFOR-it si reaguese të dytë dhe të tretë të sigurisë në Kosovë.
Stërvitjet iu ndihmuan pjesëmarrësve për përmirësimin e komunikimit mes vete dhe strukturimin e taktikave dhe procedurave.