23 janar 2019
Më 22 janar, Shefja e Misionit EULEX, Alexandra Papadopoulou, mori pjesë në një takim të Forumit të nivelit të Lartë për Sundimin e Ligjit të thirrur nga Kryeministri, i cili mblodhi së bashku të gjithë krerët e institucioneve kryesore të sundimit të ligjit në Kosovë, si dhe partnerët përkatës ndërkombëtarë.
Ky takim ishte pjesë e një sërë diskutimesh të rregullta të nivelit strategjik për ta vlerësuar progresin dhe për të vlerësuar se si t’i mbështesin më së miri reformat dhe angazhimet për zbatimin e tyre në sistemin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Fokusi ishte në paketën e ligjeve kundër korrupsionit, të miratuara kohëve të fundit nga Kuvendi i Kosovës, në funksion të “Drejtësia 2020”, një mekanizëm i paraparë që ta lehtësojë zbatimin e një numri të masave praktike të identifikuara më parë në tërë spektrin e sundimit të ligjit, si dhe në rastet e profilit të lartë të synuar nga autoritetet e Kosovës në kontekstin e angazhimeve për liberalizimin e vizave.
EULEX-i do ta vazhdojë angazhimin e tij për t’i ndihmuar partnerët e saj të Kosovës qoftë si anëtar i iniciativës "Drejtësia 2020" apo edhe në kuadër të mandatit të ri "të fuqishëm të tij për monitorim", duke u fokusuar në rastet të ndjeshme prokuroriale dhe gjyqësore, kryesisht rastet e dorëzuara më parë nga EULEX-i.