Lajme

EULEX-i e organizoi takimin “Fuqizimi dhe ri-integrimi i grave: mbështetje ofruesit të shërbimeve për viktimat e dhunës, OJQ Të drejtat e grave”

12 mars 2019

Më 7 mars 2019 EULEX-i mbajti një eveniment të titulluar “Fuqizimi dhe ri-integrimi i grave: mbështetje ofruesit të shërbimeve për viktimat e dhunës, OJQ Të drejtat e grave”, i cili pati për qëllim të mbështetë punën e rëndësishme të OJQ-së ‘Të drejtat e grave’.

OJQ-ja ‘Të drejtat e grave’ vepron në pjesën veriore të Kosovës si ofrues i shërbimeve për gratë dhe fëmijët që janë viktima, apo viktima të mundshme, të dhunës. Drejtoresha e OJQ-së, Ruzica Simic, së bashku me menaxheren e projektit, Tijana La Valley, shpjeguan rreth ndihmës jetike të që OJQ-ja ‘Qendra për trajtimin parandalues dhe mbrojtjen e grave nga dhuna (QTPMG)’ iu ofron viktimave dhe viktimave të mundshme të dhunës, përmes ndihmës juridike falas, këshillimit psikologjik, dhe ndihmës dhe asistencës ekonomike. Tri të mbijetuara nga dhuna në familje po ashtu ishin të pranishme në këtë eveniment dhe dhanë deklarata të fuqishme, të guximshme dhe emocionale për mënyrën se si kjo qendër iu ka ndihmuar atyre përgjatë viteve. 

Panelistët dhe audienca, në përbërë prej ambasadorëve dhe përfaqësuesve të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, institucioneve të vendit dhe shoqërisë civile, diskutuan për rëndësisë së njohjen ligjore të OJQ-ve që veprojnë si ofruese të shërbimeve për viktimat, si dhe për kërkimin e mbështetjes nga komuniteti ndërkombëtar dhe autoritetet e vendit për të ndihmuar në sigurimin e qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë në punën e tyre.

Zëvendësshefi i EULEX-it, Bernd Thran, i cili e kryesoi këtë eveniment, ritheksoi përkushtimin e EULEX-it drejt barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës në baza gjinore, përkushtim ky që Misioni e përmbushë përmes monitorimit dhe asistimit nëpër tërë zinxhirin e reagimeve institucionale dhe joinstitucionale në rastet e dhunës në familje.

“Financimi bilateral nga ambasadat dhe organizatat e tjera ndërkombëtare  mund të ndihmojë për funksionimin e këtij projekti të rëndësishëm në një afat të shkurtë– dhe kjo do të ishte më se e mirëseardhur”, theksoi z. Thran.

“Por në afat të gjatë, legjislacioni duhet të ndryshohet në mënyrë që qendrat siç është QTPMG të njihen si ofruese legjitime të shërbimeve. Kjo do t’ua mundësonte institucioneve të Kosovës financimin e kësaj qendre për të siguruar që gratë dhe fëmijët e cenueshëm të cilët janë viktima të dhunës të kenë një vend për të shkuar, për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje”, përfundoi Zëvendësshefi i Misionit, Bernd Thran.