Lajme

Studentë të REESAH e vizituan selinë e EULEX-it

28 mars 2019

Dje, Zëvendës-shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, e priti një grup prej 12 studentëve nga shoqata franceze, REESAH, para të cilëve e mbajti një prezantim lidhur me historikun e EULEX-it prej vitit 2008 si dhe për sundimin e ligjit në Kosovë. Kjo vizitë studimore përkon edhe me angazhimet sensibilizuese të EULEX-it në përpjekje për ta ngritur nivelin e njohurive për mandatin e këtij Misioni 2018-2020.

Udhëheqësi i Zyrës së EULEX-it për të Drejta të njeriut dhe Çështje Ligjore, Paul Flynn, gjithashtu foli gjatë këtij prezantimi lidhur me drejtësinë penale dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, ndërsa Zëdhënësja e këtij Misioni, Donika Berisha Rizaj e paraqiti një pasqyrë të përgjithshme për këtë Mision.

Ekipi i EULEX-it e shfaqi një video promovuese para këtyre studentëve ku paraqitet një përmbledhje e procesit gjithëpërfshirës gjatë të cilit EULEX-i ia ka dorëzuar lëndët e tij policore, të prokurorisë dhe të gjyqësorit tek autoritetet vendase.

Z. Thran dhe z. Mr Flynn më pas u përgjigjën në një numër të pyetjeve interesante të bëra nga studentët lidhur me të kaluarën dhe të tanishmen, me çka u nxit një bashkëbisedim lidhur me ndihmën ndërkombëtare për Kosovën në përgjithësi.

REESAH (Réseau d’étudiants spécialisés dans l’action humanitaire) është një rrjet francez i studentëve i krijuar në vitin 2015 nga studentët e Universitetit Aix-Marseille, i cili ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit për veprimtarinë humanitare.