Lajme

Nxënës nga Kosova dhe Gjermania vizitojnë EULEX-in

09 prill 2019

Sot, Zëvendësshefi i Misionit, Bernd Thran, takoi një grup të nxënësve nga Kosova dhe Gjermania për të diskutuar rreth punës së Misionit në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Studentët e vizituan EULEX-in si pjesë e një projekti  shkollor që përfshinë shkolla të mesme nga Kosova dhe nga rajoni Baden-Wuerttemberg i Gjermanisë. Në Kosovë, shkolla nga Drenasi, Jabllanica e Vogël dhe Juniku punojnë së bashku me shkolla nga qytetet Engen, Stuttgart-Ostheim dhe Holzgerlingen të rajonit Baden-Württemberg.

Gjatë kësaj vizite nxënësit patën rastin të pyesin Zëvendësshefin e Misionit më shumë rreth  punës së EULEX-it në mbështetje të institucioneve të Kosovës në fushën e drejtësisë, policisë dhe zbatimit të ligjit, dhe se si kjo mbështetje ndihmon për zhvillimin e institucioneve demokratike dhe efikase të sundimit të ligjit.