Lajme

EULEX-i pret studentë nga Universiteti i Amsterdamit

17 qershor 2019

Më 14 qershor, Misioni mirëpriti për vizitë 30 studentë nga Universiteti i Amsterdamit të cilët u angazhuan në debate aktive rreth punës dhe aktiviteteve të EULEX-it me shefen e Zyrës për shtyp dhe zëdhënësen Ioanna Lachana, shefen e Shtyllës për monitorim Johanna Valenius, dhe me zyrtarin për çështje politike Naim Hajdari.

Përmes pyetjeve që nxisnin të menduar dhe pjesëmarrje aktive, studentët e përgatitur mësuan më shumë rreth mandatit të EULEX-it dhe sollën në fokus punën e Njësisë për monitorimin e rasteve dhe ndryshimin e mandatit ekzekutiv të Misionin në gjyqësor, i cili përfundoi në qershor të vitit 2018. Studentët shfaqën interesim edhe për të mësuar më shumë rreth Njësisë së specializuar  të policisë së EULEX-it dhe për bashkëpunimin e saj me Policinë e Kosovës, si dhe për mënyrat në të cilat Misioni ua komunikon mandatin dhe aktivitetet e veta Kosovës dhe palëve ndërkombëtare.

Mirupafshim Universitet i Amsterdamit!