EULEX-i, si një Mision për Sundimin e Ligjit me disa funksione të kufizuara ekzekutive, e konsideron çështje rrënjësore sigurimin e llogaridhënies. Kjo paraqet një element qenësor në arritjen e objektivave të përgjithshme të misionit.
EULEX-i gëzon imunitet ndaj proceseve ligjore dhe administrative vendore. Kjo është në përputhje me atë që vlen për misionet e tjera ndërkombëtare dhe diplomatike nëpër botë. Megjithatë, përderisa legjislacioni vendor nuk mund të zbatohet kundër EULEX-it ose pjesëtarëve të tij, EULEX-i dhe pjesëtarët e tij duhet ta respektojnë legjislacionin vendor. Prandaj, nëse një pjesëtar i EULEX-it bën shkelje të ligjeve të Kosovës, imuniteti i tij/saj mund të hiqet dhe ky person mund të përgjigjet penalisht në shtetin amë.
Koncepti i llogaridhënies në EULEX është kompleks dhe përfshin një numër të elementeve të ndryshëm por të pandashëm, të cilat bashkërisht e përbëjnë llogaridhënien e EULEX-it. Kjo përfshin elemente të llogaridhënies operative, të brendshme dhe të jashtme – që vlejnë si ndaj qytetarëve të Kosovës ashtu dhe ndaj qytetarëve të Bashkimit Evropian.
(Llogaridhënia) E brendshme:
(Llogaridhënia) E jashtme: