11 prill 2019
Dëgjoni nga Dukagjin Leka lidhur me përvojën e tij të punës në EULEX dhe për karrierën e tij tani si Zëvendës-rektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Ndërsa ka punuar si Asistent për analizimin e të dhënave të sigurisë në EULEX për gjashtë vite, ai kreu me sukses studimet e doktoratës për Të drejtën evropiane dhe Institucionet evropiane në Universitetin e Tiranës. Pas largimit nga ky Mision in vitin 2016, ai iu kthye jetës akademike si profesor universitar duke ligjëruar lëndë juridike në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.
Vitet që i kaloi duke punuar krahas kolegëve ndërkombëtarë në EULEX i mundësuan atij që të zhvillohet profesionalisht dhe i kanë ofruar pikëpamje dhe përvoja të reja. “Përvojën që e kam fituar për shkrimin e raporteve, bërjen e analizave dhe zhvillimin e shkathtësive ndërnjerëzore të mija më kanë bërë më profesional dhe më të suksesshëm në angazhimin tim të ri në Universitet”.
Ai, gjithashtu, beson fuqishëm se trashëgimia e këtij Misioni ndodhet edhe tek ish-pjesëtarët e tij. Ai thotë se EULEX-i gjithmonë i ka inkurajuar kolegët vendas që të punojnë për zhvillimin personal dhe të karrierës së tyre. “Falë ndihmës së vazhdueshme të këtij Misioni, të gjithë ish-kolegët e mi kanë gjetur vende pune të reja të përshtatshme dhe sfiduese në kuadër të institucioneve publike dhe private në Kosovë. Unë besoj se pa këtë përkrahje, unë nuk do të isha kaq profesional sa jam tani si Zëvendës-rektor”, thotë në fund Dukagjini duke e përmbledhur ndikimin pozitiv të këtij Misioni.
“Njëri nga ne” përqendrohet në rrëfimet e ish-pjesëtarëve vendas të EULEX-it që tani punojnë nëpër institucionet, organizatat apo bizneset e Kosovës, që ka për synim ta theksojë trashëgiminë të cilën EULEX-i është duke e lënë prapa vetes në shoqërinë kosovare.