Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerKomunikata për Media  BreadCrumbTrailerMe ceremoni të vendosjes së kurorës, EULEX-i...

Me ceremoni të vendosjes së kurorës, EULEX-i dhe Policia e Kosovës nderojnë Audrius Šenavičius, i vrarë në detyrë

19 shtator 2019

Më 19 shtator 2013, zyrtari doganor i EULEX-it Audrius Šenavicius humbi jetën kur persona të panjohur shtënë me armë zjarri ndaj automjetit të tij në veri të Kosovës. Sot, ushtruesi i detyrës së Shefit të EULEX-it, Bernd Thran, dhe një delegacion nga Policia e Kosovës i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Rashit Qalaj, vizituan vendin ku u qëllua Audrius Šenavicius dhe bënë nderime. 

“Sot kujtojmë kolegun tonë të dashur Audrius Šenavicius, i cili u vra në mënyrë tragjike në këtë datë në vitin 2013, gjersa ishte në krye të detyrës. Audrius ishte koleg i përkushtuar dhe prind, bashkëshort, dhe mik i dashur. Sot kujtojmë edhe familjen dhe miqtë e Audrius, të cilët akoma me dhimbje të thellë presin që autorët e vrasjes së tij të nxirren para drejtësisë, ” tha ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit Bernd Thran, i cili në kujtim të Audrius vuri një kurorë tek vendin ku ishte vrarë.

“Sot Policia e Kosovës shënon humbjen e një kolegu të EULEX-it i cili u vra në mënyrë tragjike. Unë besoj se ne, si Polici e Kosovës, kemi obligimet tona edhe humane ndaj kolegëve që janë vrarë. Ne e trajtojmë kolegun tonë nga EULEX-i si të ishte pjesëtarë i Policisë së Kosovës," tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, duke shtuar: "Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që kryerësi i krimit të gjendet."

"Prania e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj në vendin ku u qëllua Audrius do të thotë shumë për ne dhe tregon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të vazhduar hetimet për këtë krim të rëndë, tani që EULEX-i nuk ka më mandat për ta bërë këtë. Kemi humbur një koleg të vlefshëm, dhe drejtësia duhet të vihet në vend ," tha z. Thran.

EULEX-i edhe një herë i bën thirrje çdo personi që mund të ketë informacione të cilat do t’i ndihmonin policisë që të paraqitet pa hezituar. Misioni ofron një shpërblim prej 82.000 euro për informacion që çon në arrestimin dhe dënimin e kryesit apo kryerësve të kësaj vrasje. Ju lutemi kontaktoni numrin +383 38 284 181, ose vizitoni faqen tonë të internetit për më shumë detaje: https://www.eulex-kosovo.eu/?page=2,57
Në shenjë të kujtimit për të, i gjithë stafi i EULEX-i ka mbajtur minutë heshtje.

Prapa

Zyra për Informim