Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerKomunikata për Media  BreadCrumbTrailerEULEX i dhuron pajisje të teknologjisë...

EULEX i dhuron pajisje të teknologjisë informative Shërbimit Korrektues të Kosovës për të ndihmuar në rritjen e qasjes virtuale dhe telefonike për të burgosurit dhe për mundësimin e takimeve virtuale të stafit

10 prill 2020

Më 10 prill, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, i dorëzoi Shërbimit Korrektues të Kosovës një 
donacion me 50 kompjuterë, 5 laptopë dhe 50 telefona mobil për të ndihmuar në rritjen e qasjes 
telefonike dhe virtuale për të burgosurit dhe për të lehtësuar takimet virtuale të stafit të shërbimit 
korrektues. 
“Në mes të pandemisë së koronavirusit, EULEX-i pati mundësinë të përmbushë një nevojë urgjente të 
Shërbimit Korrektues të Kosovës për kompjuterë, laptopë dhe telefona mobil. Duke pasur parasysh 
kufizimet që janë vendosur për sa i përket vizitave me qëllim të parandalimit të përhapjes së 
koronavirusit nëpër institucionet korrektuese, ky donacion do t’i ndihmoj Shërbimit Korrektues që të 
lehtësojë komunikimin e të burgosurve me familjarët e tyre përmes thirrjeve telefonike ose thirrjeve me 
video, duke siguruar respektimin e të drejtave të tyre, " tha Wigemark . 
Dhurimi i pajisjeve të TI-së për Shërbimin Korrektues të Kosovës po ashtu do t’i ndihmojnë stafit të tij që 
punojnë në institucione të ndryshme korrektuese që të zhvillojnë takime virtuale, si dhe do të lehtësojë 
komunikimin mes EULEX-it dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. 
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani, falënderoi  Shefin e 
Misionit EULEX për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të dhënë për ngritjen e kapaciteteve të 
organeve të sigurisë brenda institucioneve të Shërbimit Korrektues të Kosovës. 
Shefi i EULEX-it  po ashtu përshëndeti prodhimin e maskave kirurgjikale të fytyrës nga ana e të 
burgosurve, në përputhje me Planin Operacional "Koronavirus" të Shërbimit Korrektues të Kosovës. 
"Njëkohësisht dëshiroj t’i uroj shërim të shpejtë pjesëtarëve të stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, 
të cilët rezultuan pozitivë në COVID-19," tha Wigemark. 
Dhurimi i sotëm i pajisjeve të teknologjisë  informative është pjesë e mbështetjes afatgjate të Misionit 
për Shërbimin Korrektues të Kosovës që nga viti 2008. Ekspertët e EULEX-it aktualisht janë të inkuadruar 
në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe mbështesin përpjekjet e tij për zhvillimin profesional të ekipit  
të menaxhimit të lartëEULEX gjithashtu mbështetë  Shërbimin Korrektues të Kosovës në fuqizimin e 
kapaciteteve të tij për luftimin e ndërhyrjeve të padrejta dhe trajtimit preferencial të të burgosurve, për 
zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të rehabilitimit të të burgosurve dhe për garantimin e qasjes së 
barabartë për të gjithë të burgosurit në beneficione dhe trajtime mjekësore.

 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media