Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Deklaratë e EULEX-it lidhur me themelimin e Dhomave të Specializuara

07 korrik 2015

Në lidhje me raportet e publikuara sot pasdite në mediat e Kosovës për themelimin e Dhomave të Specializuara, Misioni EULEX sqaron atë që e ka thënë Shefi i Misionit në përgjigjen ndaj pyetjes së gazetarit nëse Misioni EULEX është i gatshëm që t’i mbështesë Dhomat e Specializuara. 

Shefi i Misionit Meucci ka rikujtuar se, nëse Kuvendi i Kosovës i miraton ndryshimet kushtetuese, Dhomat e Specializuara dhe Task Forca Hetimore Speciale (TFHS) do të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës. Nëse Kuvendi nuk i miraton ndryshimet kushtuese, atëherë struktura aktuale mbetet në kuadër të kornizës ligjore të EULEX-it, siç është tani. Pra çështja është nëse Kosova është e gatshme që t’i mbështesë Dhomat e Specializuara, e jo EULEX-i.

Dihet mirëfilli se mandati aktual i EULEX-it përfundon në qershor 2016.