Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Shefja e EULEX-it u takua me Kryeministrin e Kosovës

14 shtator 2016

Sot, Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), zj. Alexandra Papadopoulou, u takua me Kryeministrin e Kosovës, z. Isa Mustafa.

Shefja e EULEX-it she Kryeministri diskutuan për bashkëpunimin e përgjithshëm për çështjet e sundimit të ligjit dhe për rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe EULEX-it.

Zj. Papadopoulou ritheksoi se ”EULEX-i është i gatshëm ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian si dhe në trajtimin e mëtejmë të sfidave të sundimit të ligjit”, tha zj. Papadopoulou.

Ajo po ashtu nënvizoi që institucionet kosovare vazhdojnë të përfitojnë nga mbështetja e vazhdueshme e EULEX-it për autoritetet gjyqësore dhe agjencitë për zbatimin e ligjit në mënyrë që të mundësohet një bartje sa më e lehtë e pronësisë dhe përgjegjësisë gjatë mandatit aktual të EULEX-it.