Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i i dhuron pajisje Drejtorisë së Teknikës...

EULEX-i i dhuron pajisje Drejtorisë së Teknikës Kriminalistike të Policisë së Kosovës

16 gusht

Më 16 gusht në Prishtinë, EULEX-i i dorëzoi katër automjete dhe një mori pajisjesh të teknikë Drejtorisë së Teknikës Kriminalistike të Policisë së Kosovës. Në këtë donacion përfshihen kamera, komplete pajisjesh për hetime dhe katër automjete, të cilat do të jenë të rëndësishme për punën e përditshme të Drejtorisë së Teknikës Kriminalistike të PK-së për hetimin e vendeve të krimit.

Laura Ahmeti, Shefe për fotografi, video analizë dhe TI në Drejtorinë e Teknikës Kriminalistike, u shpreh mirënjohëse për Misionin EULEX për mbështetjen e vazhdueshme të tij për PK-në: “Donacioni i sotëm me të vërtetë do të na ndihmojë që ta përmirësojmë punën tonë,” tha ajo.

“Këto pajisje do të na ndihmojnë në hetimin dhe dokumentimin e vendeve të krimit, si dhe për përmirësimin e mëtejmë të shkathtësive dhe teknikave tona profesionale.”

Ajo shtoi: “Këto katër automjete të cilat i pranuam do të na ndihmojnë që të jemi në gjendje t’i kryejmë më mirë detyrat tona në terren dhe në përgjithësi t’i përmirësojmë aktivitetet tona të përditshme.”

Donacioni i sotëm është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të këtij Misioni për t’i fuqizuar kapacitetet e Drejtorisë së Teknikës Kriminalistike të Policisë së Kosovës.

 

Prapa

Zyra për Informim