Lajme

Pjesëtarë të Njësisë së Specializuar të Policisë të EULEX-it dhuruan gjak në spitalin në pjesën veriore të Mitrovicës

08 nëntor 2019

Më 7 nëntor 2019, 18 pjesëtarë femra dhe meshkuj të Njësisë së Specializuar të Policisë të EULEX-it (NJSP) morën pjesë në një aktivitet për dhurimin e gjakut në spitalin në pjesën veriore të Mitrovicës dhe i dhuruan gati shtatë litra gjak.

Të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj çështjeje, NJSP-ja do të vazhdojë të merr pjesë në këto lloje të aktiviteteve, duke e përfshirë një që do të mbahet pas tre muajsh.