Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerMë përqafo Kosovë – Ekspozitë fotografike...

Më përqafo Kosovë – Ekspozitë fotografike nga Karin Brongers në Shtëpinë e Evropës

21 nëntor

Më 19 nëntor, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë u bë hapja e ekspozitës fotografike “Më përqafo Kosovë" nga fotografja holandeze dhe ish-punonjësja e EULEX-it.
 
Përmes thjerrëzës së fotoaparatit të saj, Brongers e përshkruan jetën e nëntë personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, dashurinë, dhimbjen dhe vuajtjet e tyre.
 
Ekspozita fotografike do të qëndrojë e hapur nga data 19 nëntor deri më 14 dhjetor. Kjo ekspozitë mbështetet nga Ambasada e Holandës në Kosovë, në bashkëpunim me Shtëpinë e Evropës dhe Down Syndrome Kosova.
 

Prapa

Zyra për Informim