Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerTakim përgatitor i organizuar nga EULEX-i për...

Takim përgatitor i organizuar nga EULEX-i për prokurorët dhe ndërmjetësuesit e Kosovës

17 dhjetor 2019

Më 17 dhjetor, shtatë prokurorë dhe ndërmjetësues nga Prishtina dhe Mitrovica mbajtën takim e dytë përgatitor mbi gjendjen e ndërmjetësimit në Kosovë, me ç’rast përkufizuan fushat në të cilat nevojitet mbështetje dhe ngritje shtesë e kapaciteteve.

Nga diskutimet doli se EULEX-i dhe OJQ Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve do të përgatitin dhe zbatojnë kurse të përshtatura të trajnimeve me qëllim të trajtimit të nevojave të identifikuara të palëve të interesit.

Monitoruesi kryesor tematik i EULEX-it dhe menaxheri i projektit, Petko Petkov, shpjegoi se qëllimi i projektit ishte i dyfishtë: “Rezultati i pritur nga projekti është trajnimi i prokurorëve dhe ndërmjetësuesve. Prokurorët do të inkurajohen që rastet t’i përcjellin për ndërmjetësim në bazë të kornizës së re legjislative, ndërsa fokusi i sesioneve të trajnimit për ndërmjetësuesit do të jetë përmirësimi i shkathtësive të tyre.”

Prokurorët dhe ndërmjetësuesit që morën pjesë në dy takimet përgatitore po ashtu u inkurajuan që të krijojnë një rrjet për shkëmbim të përvojave dhe ndihmë njëri-tjetrit në punën përpara.
 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media