Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerShefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark mbajti takim...

Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark mbajti takim njohës me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani

12 shkurt

Më 11 shkurt, Shefi i Misioni EULEX, Lars Gunnar Wigemark, u takua me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë këtij takimi, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, e përgëzoi Kryetaren e Kuvendit Osmani për zgjedhjen e saj si gruaja e parë Kryetare e Kuvendit në Kosovë dhe tha:

“Kuvendi luan rol jetik në debatimin dhe miratimin e legjislacionit dhe në ofrimin e kontrolleve dhe balancës në kuadër të sistemit demokratik të Kosovës. Në takimin e sotëm unë e shpreha gatishmërinë time për ta forcuar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit dhe EULEX-it për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Kjo është veçanërisht me rëndësi duke pasur parasysh metodologjinë e rishikuar të Komisionit Evropian për zgjerim, e cila e thekson sundimin e ligjit si një element kryesor për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Para nesh ka sfida, ndërsa ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë konkrete dhe me kohë për të gjitha institucionet e Kosovës me të cilat ne bashkëpunojmë ashtu që ato ta marrin pronësinë e plotë mbi procesin shumë të domosdoshëm të reformave.”

Kryetarja e Kuvendit Osmani theksoi se forcimi i sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien, do të jetë një prej prioriteteve të institucioneve të Kosovës.

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media