Lajme

EULEX-i i shton masat parandaluese për ta zvogëluar përhapjen e korona virusit

17 mars 2020

EULEX-i është duke i shtuar masat parandaluese për ta zvogëluar përhapjen e korona virusit, ta mbrojë shëndetin e pjesëtarëve të personelit të tij dhe të komunitetit, si dhe për ta ruajtur, për aq sa është e mundur, kapacitetin e tij për punë.

Shumica e personelit të EULEX-it janë duke punuar nga shtëpia, ndërsa të gjithë pjesëtarëve të personelit u është kërkuar që ta kufizojnë bashkëveprimin shoqëror deri në minimumin absolut dhe ta mirëmbajnë higjienën e duarve dhe atë respiratore. Misioni është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës dhe po i përcjell udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të BE-së për mënyrën se si ta mbrojmë veten dhe të tjerët nga infektimi.

Secili prej nesh mund ta bëjë ndryshimin. Silluni me përgjegjësi. Ruani veten.