Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerMesazhi i Shefit të EULEX-it me rastin e Ditës...

Mesazhi i Shefit të EULEX-it me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetësisë

07 prill

"Këtë vit ne e shënojmë Ditën Botërore të Shëndetësisë në rrethana të jashtëzakonshme. Në këtë kohë kur e tërë bota është duke u kapluar nga pandemia e koronavirusit, le të ndajmë një minutë kohë për të falenderuar të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor për përpjekjet e tyre të palodhshme për trajtimin e pacientëve të prekur me #COVID19 dhe për ngadalësimin e përhapjes së virusit. Ata duhet të dinë se ne u jemi falenderues. Të gjithë ne kemi parë pamje të fytyrave të mavijosura të profesionistëve të kujdesit shëndetësor pas ndërrimeve të gjata me maska në fytyra. Ata janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme në luftimin e koronavirusit, duke e vënë jetën e tyre në rrezik për të na e shpëtuar jetën tonë. Qëndrimi në shtëpi sa më shumë që është e mundur dhe praktikimi i distancimit fizik ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Kjo po ashtu ndihmon që ne, të dashurit tanë dhe tërë komunitetet të jemi të sigurt dhe të shëndetshëm. Në këtë ditë, unë po ashtu dëshiroj të falenderoj Njësinë mjekësore në EULEX Kosova për përpjekjet e tyre të palodhshme për ta mbajtur misionin e shëndetshëm”, tha Lars-Gunnar Wigemark.

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media