Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerDita e kremtës e policisë polake u shënua nga...

Dita e kremtës e policisë polake u shënua nga Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it

24 korrik

Më 24 korrik, Njësia e Specializuar Policore (NJSP) e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e shënoi Ditën e kremtës së policisë polake me një tubim solemn në Kompleksin e NJSP-së në Mitrovicë.

95 zyrtarët policorë tanë polakë morën pjesë në takimin “Nderi i kaltër” dhe i nderuan të gjithë zyrtarët policorë në mbarë botën të cilët e kanë humbur jetën e tyre në krye të detyrës.

Shumë zyrtarë dhe zyrtare policore e sakrifikojnë dhe rrezikojnë jetën e tyre për çdo ditë për t’i mbrojtur komunitetet e tyre, por gjithashtu ndërsa shërbejnë në misionet paqeruajtëse nëpër botë.

Për ta mbajtur të gjallë kujtimin e tyre, ekipi i NJSP-së polake qëndroi në heshtje për disa minuta përballë flamurit të Polonisë dhe atij të BE-së për t’i përkujtuar dhe nderuar zyrtarët policorë të rënë.


 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media