Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i i dhuron Shkollës Fillore Iliria pajisje...

EULEX-i i dhuron Shkollës Fillore Iliria pajisje të TI-së dhe inventar për zyrë

02 korrik

Përgjatë pandemisë me COVID 19, EULEX-i ka vazhduar t’i ndihmojë institucionet vendase në mënyra të ndryshme.

Kësaj radhe, përfitues i një donacioni të konsiderueshëm të EULEX-it ishte shkolla fillore publike “Iliria” në Prishtinë.
Me 2 Korrik 2020, ky Mision i dhuroi gjithsej 158 copë të inventarit të ndryshëm shkollor, ku përfshiheshin laptopë, printerë, inventar për zyra dhe material shpenzues për t’i përkrahur mësimdhënësit dhe nxënësit në punën e tyre gjatë pandemisë dhe në të ardhmen.

“Ne kemi sjellë laptopë, kompjuterë, printerë, fotokopjues, inventar dhe materiale mësimore që janë të domosdoshme, veçanërisht gjatë kësaj kohe të pandemisë”, tha Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Krahas drejtuesve të shkollës, në ceremoninë e dorëzimit të donacionit ishte i pranishëm dhe ekipi i Drejtorisë për Arsim i Prishtinës të cilët e shprehën falënderimin e tyre për kontributin e konsiderueshëm të Misionit për këtë shkollë.

Kronikën e plotë të përgatitur nga Klan Kosova TV mund ta shihni këtu:
 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media