Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerTrajnim për evakuim mjekësor me helikopter 

Trajnim për evakuim mjekësor me helikopter 

17 dhjetor 2020

 Më  14 dhjetor, KFOR-i e ka mbajtur një trajnim për evakuim mjekësor (medevac) me helikopter për zyrtarët policorë të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it në bazën logjistike të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) në Mitrovicë.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët e NJPS-së mësuan se si t’i dërgojnë informatat e nevojshme për të kërkuar evakuim mjekësor, si t’i përgatisin pacientët për t’u tërhequr me helikopter dhe si t’i ngarkojnë pacientët në mënyrën e duhur në helikopter ashtu që ata të mund të dërgohen në institucionet mjekësore për trajtim. 

Ky trajnim e dëshmon bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it ndërsa ata ofrojnë siguri për Kosovën. 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media