Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerPjesëtarët e Njësisë së Specializuar të...

Pjesëtarët e Njësisë së Specializuar të Policisë së EULEX-it ndihmuan në shpëtimin e një personi të lënduar

31 maj

Më 30 maj, pjesëtarët e Njësisë së Specializuar të Policisë së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ndihmuan në shpëtimin e një personi të lënduar i cili ishte zhdukur më 28 maj pasi kishte hyrë në Kosovë me motoçikletë. Pjesëtarët e NJSP-së, të cilët ishin në patrullim vëzhgues, i dhanë ndihmën e parë personit të lënduar, i cili më pas u dërgua në spital. EULEX-i gjithashtu e lehtësoi shkëmbimin e informatave përkatëse policore ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media