Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerShefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark zhvilloi...

Shefi i EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark zhvilloi një diskutim online me studentë nga Kolegji Universitar i Amsterdamit

18 qershor

Më 17 qershor, Shefi jonë i Misionit Lars-Gunnar Wigemark priti në formë virtuale një grup prej dhjetë studentëve nga Kolegji Universitar i Amsterdamit. Si pjesëtarë të kursit ‘Peace Lab/Laboratori i paqes', studentët ishin të etur që të mësonin më shumë rreth procesit të ndërtimit të paqes në Kosovë dhe rreth rolit të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe vendase.

Ish-student i Universitetit të Amsterdamit, Koordinatori i EULEX-it për Veriun, Arie Johannes Van Der Pas, gjithashtu u bashkua në diskutimin online me studentët duke i kujtuar vitet universitare të tij dhe për ta ndarë me ta ekspertizen e tanishme të tij si pjesë e EULEX-it.

Gjatë diskutimeve online, Wigemark dha një përmbledhje të mandatit dhe aktiviteteve të misionit, duke u përqendruar në të arriturat dhe sfidat. Ai foli edhe për të ardhmen e Misionit dhe shpjegoi mandatin tepër unik të EULEX-it, përfshirë monitorimin e sistemit të drejtësisë së Kosovës. 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media