Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i dhe KFOR-i kryejnë stërvitje të...

EULEX-i dhe KFOR-i kryejnë stërvitje të përbashkëta për kontrollimin e turmave dhe trazirave

13 gusht

Më 6 gusht 2021, mbi 50 zyrtarë policorë polakë nga Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it morën pjesë në disa stërvitje për kontrollimin e turmave dhe trazirave (KTT) së bashku me ushtarë të KFOR-it hungarez dhe zviceran në Kampin e Vrellës.

Qëllimi i këtyre stërvitjeve ishte praktikimi i taktikave të KTT dhe përmirësimi i komunikimit mes reaguesve të dytë dhe të tretë të sigurisë në Kosovë, që janë EULEX-i dhe KFOR-i.

Gjatë stërvitjeve për KTT, zyrtarë të kundërterrorizmit nga SWAT polak bënë edhe një simulim të situatës së pengmarrjes. Stërvitjet si këto shtojnë realizëm duke ndihmuar në trajnimin e reaguesve për situata të ngjashme në rast të zbarkimeve të vërteta. 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media