Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i mirëpret miratimin e Strategjisë për...

EULEX-i mirëpret miratimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026 nga Qeveria e Kosovës

16 gusht

Duke pasur parasysh Strategjinë e sapo miratuar për Sundimin e Ligjit 2021-2026 nga Qeveria e Kosovës, Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është i kënaqur që ka kontribuar përgjatë tërë këtij procesi që solli këtë rezultat domethënës.

Strategjia për Sundimin e Ligjit, e cila do të synojë forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë në të gjitha nivelet e tij, i referohet në mënyrë specifike Raportit Special të EULEX-it mbi Ndikimin e COVID-19 në Sundimin e Ligjit në Kosovë. Një theks i veçantë i jepet Gjetjeve dhe Rekomandimeve që kanë të bëjnë me përdorimin e kufizuar të video-konferencave në raste, veçanërisht në rastet penale, si dhe nevojën që ato të rregullohen siç duhet me ligj.

Raporti Special i EULEX-it i identifikon sfidat që i ka paraqitur pandemia dhe ofron një analizë të thelluar të çështjeve kryesore të dala, si dhe mësimeve të nxjerra. Ai gjithashtu ofron rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për sistemin e sundimit të ligjit në Kosovë për t'iu përgjigjur më mirë krizës së vazhdueshme shëndetësore. 

Ky raport është rezultat i monitorimit sistematik dhe tematik të drejtësisë penale dhe civile të Kosovës dhe si i tillë, është një dëshmi e angazhimit, profesionalizmit dhe qëndrueshmërisë së shumë hetuesve policorë, gjyqtarëve, prokurorëve, oficerëve korrektues dhe personelit tjetër të sundimit të ligjit në Kosovë, të cilët kanë punuar pa pushim gjatë gjithë pandemisë për t'i shërbyer drejtësisë në rrethana të vështira.

  

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media