Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerTetë vite pa Audriusin

Tetë vite pa Audriusin

19 shtator

Ishte e enjte 19 shtator 2013 kur kolegu ynë Audrius Šenavičius, zyrtar doganor i EULEX-it nga Lituania, humbi jetën kur vetura e tij u sulmua me plumba në pjesën veriore të Kosovës nga persona të panjohur. 

Udhëheqësi i shtyllës së EULEX-it për mbështetje operacionale dhe Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës për burime, Dejan Jankovic, përkujtuan tetëvjetorin e vdekjes tragjike të Audriusit duke vënë kurora lulesh pranë përmendores së tij.

Tomi Salosyrja, Udhëheqës i shtyllës së EULEX-it për operacione, i cili atë kohë ishte duke punuar në Mitrovicë, kujton: “Kur shkova në zyrë, dëgjova lajmin se dy vetura të EULEX-it ishin sulmuar me plumba nga persona të panjohur. Të gjithë ishim të tronditur dhe të prekur emocionalisht, posaçërisht kur dëgjuam lajmin tragjik për vdekjen e Audriusit. Tetë vite më vonë, kryerësit e kësaj vrasje ende nuk janë identifikuar. I bëj apel çdo personi që mund të ketë informata të cilat mund t’i ndihmojnë policisë që të paraqitet. Misioni ofron një shpërblim prej 82.000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje.”

Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181 ose klikoni këtu: https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1,57 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media