Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerDeklaratë nga Përfaqësuesi i Lartë Josep...

Deklaratë nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell për situatën në veri të Kosovës

27 shtator

Bruksel, 26/09/2021

Vazhdoj ta përcjell nga afër situatën në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova duhet ta shtensionojnë pa kushtëzime situatën në terren, duke i tërhequr menjëherë njësitë e policisë speciale dhe larguar bllokadat nga rrugët. Çfarëdo provokimi i mëtejmë apo veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar është i papranueshëm.

Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për zbutjen e situatës dhe të dakordohen për rrugën përpara. BE-ja do t’i mbështesë këto përpjekje në mënyrë aktive. Si udhëheqësit e Kosovës ashtu edhe ata të Serbisë janë plotësisht përgjegjës për çdo rrezikim të sigurisë, ndërsa mirëqenia e komuniteteve lokale i takon si Kosovës ashtu edhe Serbisë. Këtë e kam theksuar në telefonatat që i pata këtë javë me Presidentin Vucic dhe Kryeministrin Kurti.

Dialogu i fasilituar nga BE-ja vazhdon të jetë platforma e vetme për adresimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura mes palëve, duke i përfshirë ato për lirinë e lëvizjes dhe targat e automjeteve, kurse unë i inkurajoj fuqishëm Kosovën dhe Serbinë që ta përdorin atë. Ardhja e të dy kryenegociatorëve në Bruksel në ditët në vijim është një hap i parë pozitiv. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ata të vijnë me një mandat për ta diskutuar rrugën përpara dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme që janë në interes të qytetarëve.

Ne përsërisim se, ne presim nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen krijimit të një mjedisi të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e qytetarëve. Kjo është vendimtare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, çka është e domosdoshme për të dyja palët për të përparuar në rrugëtimet e tyre përkatëse evropiane.

Unë jam në kontakt të afërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet KFOR-it dhe EULEX-it. KFOR-i luan roj kyç për mbështetjen e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Heqje e përgjegjësisë: Kjo komunikatë për shtyp është lëshuar nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm në gjuhën angleze. Versionet në gjuhën shqipe dhe serbishte janë ofruar si përkthime të saj. Në rast të ndonjë mospërputhjeje në mes të këtyre tre versioneve, versioni në gjuhën angleze mbizotëron.  

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media