Lajme

EULEX-i ia dhuron katër automjete Këshillit Gjyqësor të Kosovës

10 nëntor

Më 9 nëntor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ia dhuroi katër automjete Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për ta lehtësuar punën e përditshme të këtij institucioni të rëndësishëm të sundimit të ligjit. 

Ky donacion i shtohet numrit prej 36 automjeteve të cilat i janë dhuruar KGJK-së gjatë viteve të kaluara.

EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar që të ofrojë mbështetje konkrete për institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë për fuqizimin e kapaciteteve të tyre, përfshirë këtu edhe gjatë pandemisë me koronavirus.