Lajme

EULEX-i përkujton viktimat e rrëzimit të aeroplanit të fluturimit 3275

15 nëntor

Më 12 nëntor, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë Zëvendës-Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm në UNMIK, Barrie Lynne Freeman, si dhe një delegacion nga EULEX-i, përfshirë pjesëtarë të Policisë së Shtetit të Italisë dhe Udhëheqësi i Kontigjentit Kombëtar të Italisë, nderuan kujtimin për 24 gra dhe burra, të cilët humbën tragjikisht jetët e tyre kur aeroplani i marrë me qera i Programit Botëror për Ushqim i OKB-së (UN World Food Program), i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në malin Piceli, në veri-lindje të Mitrovicës.

Ne do t’i nderojmë dhe kujtojmë ata sot dhe përgjithmonë!