Lajme

EULEX-i mbështetë institucionet arsimore të vendit përmes donacioneve

18 nëntor

Më 10 nëntor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) i dhuroi 67 artikuj të pajisjeve të TI-së dhe orendi për zyrë shkollës fillore “Miladin Mitic” në Lapllasellë, e cila zhvillon aktivitetet arsimore në gjuhën serbe për 420 nxënës dhe i ka dy degë, në Preoc dhe Çagllavicë.

Më 11 nëntor, Misioni ndau një donacion tjetër për shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë, që përfshiu 23 artikuj të pajisjeve të TI-së, si kompjuterë, monitorë, printerë dhe skenerë, si dhe orendi për zyrë.

Më 16 nëntor, Fakulteti i Farmacisë i Universitetit të Prishtinës pranoi një donacion me kompjuterë dhe printerë nga EULEX-i, të cilët do të lehtësojnë punën e përditshme të këtij institucioni arsimor. Me këtë rast, Sean Kerins, Ushtruesi i detyrës së Shefit të Kabinetit të EULEX-it, theksoi rëndësinë e madhe të mundësisë për mbështetjen e institucioneve arsimore të vendit, duke pas parasysh se ato janë e ardhmja e Kosovës. 

EULEX-i përgjatë viteve ka mbështetur institucionet arsimore të vendit përmes donacioneve. Që nga fillimi i pandemisë me koronavirus, Misioni u ka ndarë donacione të mëdha shkollave fillore publike në Prishtinë dhe Besi, si dhe Komunës së Prishtinës si pjesë e nismës ‘Asnjë fëmijë mos të mbetet prapa’.