Lajme

Shoqata e Prindërve “Më përkrahni” mori një donacion nga EULEX-i

24 nëntor 2021

Më 19 nëntor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i dhuroi kompjuterë, monitorë, printerë, dhe pajisje të ndryshme të TI-së, si dhe mobilje Shoqatës së Prindërve “Më përkrahni”, e cila ndodhet në Mitrovicën e Veriut. Kjo organizatë përbëhet nga 154 familje me 163 fëmijë dhe të rinj dhe punon në mënyrë aktive për zgjidhjen e problemeve të familjeve dhe fëmijëve me paaftësi. Misioni i saj i përditshëm është që këtyre fëmijëve t'u ofrojë një mundësi për ta arritur nivelin e tyre maksimal të funksionalitetit në nivel personal dhe për t'u integruar me sukses në shoqëri.  

Në ceremoninë e dorëzimit, Zëvendës Shefi i Misionit EULEX, Cezary Luba, u shpreh i kënaqur që ky mision do të ndihmojë në lehtësimin e punës së përditshme të rëndësishme të kësaj organizate përmes këtij donacioni. Kryetarja e Shoqatës, Ivana Rakiq e falënderoi EULEX-in për mbështetjen dhe theksoi se ky është donacioni i parë që kjo Shoqatë e ka marrë që nga themelimi i saj në vitin 2015. Menjëherë pas ceremonisë, fëmijët përgatitën një shfaqje të veçantë muzikore për stafin e EULEX-it. Ne jemi shumë të lumtur që e mbështesim dhe e lehtësojmë punën e këtyre organizatave shumë të rëndësishme.