Lajme

Zëvendës-shefi i EULEX-it u takua me Zëvendës-komandantin e KFOR-it

22 dhjetor 2021

 Më 21 Dhjetor, Zëvendës-shefi i EULEX-it, Cezary Luba u takua me Zëvendës-komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Luca Piperni, për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it. Luba e informoi Zëvendës-komamdantin për rolin aktual të Misionit, si dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Dy bashkëbiseduesit i diskutuan gjithashtu planet për të ardhmen dhe për aktivitetet e përbashkëta ndërmjet EULEX-it dhe KFOR-it.